Оригинал материала находится по адресу:
andimecaj.webs.com/poezishqipe.htm
KLITHMË KOHE
Në kufje zëri tingëllim
Në anën tjetër alo Evropë alo Amerikë
Në jetën tonë kufijtë nuk kanë rëndësi
Në zgjedhjen e numrave të shumtë
Zbusim dhembjen tonë të thellë
Në kufje të thëlle prekemi
Në një natë Ëmbëlsi e largët
Loti mbjell e shëron plagë
Dashuri pse rri aq larg
Dashuri pse ikën aq shpejt
Nyje malli lidh ditët-netët
Ëndërron përjetimet me ty
Në kthimin tënd Farë e fatit tonë
Mbjell dhembjen e bardhë
As shkrimet e këtyre vargjeve
Nuk e sherojnë dhembjen tonë
Nga malli për ty o shpirt i trazuar
Ëmbëlsi e largët Një natë të qetë
Thellë prekemi në kufje telefoni
Në anën tjetër zbusim dhembjen
Tingëllimë zëri
Alo Amerikë Alo Evropë
Alo, alo Kosovë Prishtinë Ulpianë Dardani
Alo Prishtinë Alo alo Kosovë
Thellë prekemi në dheun e shtrenjtë
Kosovë Alo …
ETJE
Derisa krijova portretin tënd
Loti i përzjeu ngjyrat
U shtjen gota
Lotin e dhembjes
Dashurinë e ngjyrës
I piu pëlhura
U thye gota
Derisa e hetoja praninë tënde
Ngjyrat i përzien loti
Ku mbeti portreti yt i gjorë
Vallë, ç’u bë me etjen
URIA ARTISTIKE
Çdo njëzetekatër orë
Ndjejmë Uri
Hamë Gjuhë
Lëpijmë Buzë
Puthim Sy
Kafshojmë Veshë
Ngopemi Dashuri
Kështu
Pak nga pak
Ikim nga vetëvetja
Mbyllemi në kornizë
Pak fare pak
Bëjmë
Vetëvrasje artistike
Përgatiti për botim Hiqmet Meçaj
(Botuar në “Gazeta e Athinës”, dhjetor 2008)