Një mbrëmje
Nje mbremje i gjendur ne nje hapesire blu
i vetem dhe zemerfryre
nje tryeze te pasur qe diku afer me pret
e nje krevat te ngrohte me nje femer
kemishebardhe
do t’i kembeja me ngut si nje tregetar hileqar
vetem te mund te zbrazja zemren nepermjet gojes time
me nje hingellime te zgjatur kali.
Në familje
Eshte dhjetor. Ne kuzhine fluturon nje mize.
Babai per kete shan e gjemon.
Fjala shton fjalen,
Sejcili nga ne futet ne vallen e zeze te sherrit
Familje nervoze fqinjet thone
Shperndahemi pastaj ne te gjitha farmacite
per te afermin tone te semure
Jeteza te shtrenjta te panjohura
Te verteta te thella qe na i di bota,
Familja s’i meson kurre
Mysafiret sjellin paqe
kusherinjte vetem diten e pare
familja tronditet nga kryengritjet
dhe duhemi me dashuri te rrepte gjaku
Dy Pleq…
Dy pleq kane mbetur vetem ne nje shtepi te madhe
Ne te gjitha dhomat e tjera gjelberohen hijet
Rrine perpara televizorit dhe vetem aty
Mbi butonat e stacioneve zihen
Ai ka harruar vargjet qe dinte dhe gjuhet e huaja
Do te shohe vetem emisine me bime, peme e peshq
Ajo nuk shqetesohet me per femije e niper
Vetem pret ndonje shoqe e shohin filma
Kur per njerin eshte dite, nate ka per tjetrin
Ah keto plaka qe shushaten televizorin
Ah keta filma te mallkuar qe s’mbarojne
Dhe mbi plakun bie nata e polit
I shkoi jeta me transferime malesise
Studimet qe botonte per gjuhen botoheshin me emra te tjere
Tani ne fund jeta ia ruajti bukurine
Nepermjet emisionesh me lule e peshq.
Lejlekët
Qielli i shtepise time
Ka pasur lejleke te trishtuar
te bardhe
mbi nje kembe portokall
si burra qe presin
t’u kthehen grate nga tradhetite
Kane vite qe humben lejleket
eshte e kote
te merresh me fatkeqet