Оригинал материала находится по адресу:
andimecaj.webs.com/poezishqipe.htm
NUK JAM Si hije endesh natën dhe thua nuk jam dhe ditëve ti endesh rrugëve duke lënë pas mall. Më pas, mbas dridhmash dashurohesh duke lënë pas zjarr. Më pas, ti thua nuk isha Por djegia, gjurmë lë pas. YJET QE PUTHEN Në qoftë se s’beson se yjet puthen, prit natën që të të vijë. Në qoftë se s’beson se si ato martohen, shiko ata se si shtohen. Në qoftë se s’beson ti tek perëndia, je ti, padrejtësia. THASHETHEME Kur malet u takuan, thanë se u puthën! Dhe kur një kodër lindi më tej, thanë, se kishin kohë të martuar. MOS ME PRIT Mos më prit, sonte nuk do të vijë. Diku tjetër i njoma buzët, diku tjetër e dogja shpirtin. Kurse shpirtin tënd e lashë atje, diku, në një cep të tradhtisë. FEMER U gëzua një femër nga afshi i një puthje dhe e mori atë si kujtim. Po harroj, që diçka kishit humbur, ku e kish lënë, si peng pa kthim. MOS I HIQ ATO GJETHE Mos i hiq ato gjethe mbi atë stol, mos i lërë të bien në tokë, e mos i lërë t’i shkelin të tjerët sepse na përkasin neve. Mos i kujto se ato janë strehëz, që ti të mbulohesh kur të bjerë shi. Mos kujto se ato janë letër për të lexuar atë që unë shkruaj për ty. Por vetëm ruaji këto gjethe, ruaji, për ne të dy. TRISHTIMI Trishtimi shpalosi krahët sonte, ku as leje nuk morri. U end nëpër zjarre të ndezura, por s’u dogj. U shuan nga ujërat e botës, por s’u fik. LAMTUMIRE Sonte, të them lamtumirë. Sonte, se di pse vetmia Më ka çuar nëpër rrugë të ngushta. Sonte kjo fjalë tingëllon shumë afër. Lamtumirë! Sonte, nuk jemi bashkë Dhe që të dy ndodhemi larg. Atje ku s’mund të shihemi, atje ku dhe shqiponja s’ngjitet dot, atje ku reja bën paqe me qiellin, ne s’jemi. Pra unë të them lamtumirë, Por vetëm sonte Se, ditët do të vijnë do të jenë ndryshe. TE GJITHEVE I thashë mirëmëngjesi ditës kur ajo më zgjoi. Unë e putha diellin dhe s’më dogji. Unë e pashë perëndimin dhe sytë nuk mi lodhi. Ndenja dhe me yjet kur nata i lëshoi. I buzëqesha qiellit dhe dallgët m’dërgoi. I fola dhe botës, por nuk më kuptoi. BESOMENI Besomëni nëse them: se hëna u dogj e përvëluar, se yjet shkëlqyen ndritshëm. Besomëni nëse them: se jeta ka lindur vetëm për ne, se dita dhe nata kanë kultin e vet. Besomëni se njerëzia është një botë pallavrash, një kuvend i egër ditësh. Besomëni se fjalët janë të shkruarit e një ditari të shkuar. Besomëni se vetmia u lag në shiun e lotëve. Besomëni, se unë vetë i kam besuar, Besomëni! MOS QAJ Mos qaj të lutem mos qaj fëmijë, i ëndrrave të mia. Eja të t’i fshih lotët me shaminë e dashurisë time. Eja të të përkund Në krahët e pafajësisë time. mos qaj të lutem mos qaj. NJEQIND JETE Njëqind jetë, do të falja po t’i kisha. Njëqind herë, do të lutesha për njerëzit. Njëqind frymë, do të shpëtoja po të kisha mundësi. Njëqind zemra, do të dhuroja po t’m’i jepnin. Njëqind yje, do të shtoja, sikur qielli të ishte i imi. Njëqind gjëra, do t’i dhuroja botës po t’i kisha Vetëm ti, të ishe i imi. PUTH ME MIRE Mos i puth pulëbardhat e mëngjesit se nuk të sjellin fat. Thuaji më mirë mirëmengjes njerëzve, se nuk bën mëkat. Ose, puthe me dorë diellin që të buzëqeshë pak. Ose, puthe hënën natën që të ndriçojë lart. Përgatiti Andi Meçaj