Стихотворения Бахти Гёрбеши (на албанском языке)

Стихотворения Бахти Гёрбеши (на албанском языке)

A TITULL

(pranverë, 1999)

 

Mu në zemër të pranverës

Mëngjes me shtrëngate

Në errësirën që vdes

Zëri tinëzar frikëson

Rrite shpresën

Fat e fatkeqësi

Godasin heshtjen

Vdekjeprurëse

Mysafire të urtë nën qiellin e zymtë

Zgjasin duart

Përkëdhelin kokat

Shuajnë etjen

Luten

Të lutem

Mëngjes Shtrëngate

As në ëndërr mos eja

As sot as nesër

Kurrë.

 

TAKIMI I PËRJETËSISË

Ne u ndamë
pa u takuar
u takuam në Heshtje
kurrë më
për t’mos u ndarë.

INTERMEXO

Mbështetur në dritare
flokart
në ajrin pa fre
dëgjoj këngën tënde
libri im është mbyllur
nuk lexoj me
vështroj vallëzimin e zjarrtë
në dysheme

E kam lënë librin
E kam lënë dhomën time

për të dëgjuar këngën tënde
në errësirë
në ajrin e gëzuar
dëgjoj këngën tënde
mbështetur në dritare
flokartë

TRASHËGIMTAR I KOTESISE

Rrënjët e thella të natës
rritën në thellësinë e shpirtit
me kujtimin e ditëve të humbura
papandehur presin rrugën një krijesë
të lindur
g a b i m
Nisin të ushqehen me helmin
vërshues
Kotësia e jetës sjell
pezmatimin e shpirtit

Rrënjët e thella të natës
Shtrëngojnë
Ngulfasin
Vrasin
Trashëgimtar i kotësisë.

PREJ KUJT TE IK

Prej kujt të ik
Nga sytë që shikojnë në asgjë
Duart që ledhatojnë hijen
Gjuha me të cilën thuhet më së miri
ASGJË
prej kujt të ik larg
Nga ti apo nga vetja ime.

ÇAST

Në çastet që nuk shkojnë
E nuk vijnë
Kur hyrje-daljet janë të mbyllura
Në shpirtin tim
Ti do të kthehesh
Ti do të kthehesh
Në çastin e fundit
Kur do të mungoj koha
Do të kthehesh
Tepër vonë.