Биография Риты Петро(на албанском языке). Фото поэтессы

Оригинал материала находится по адресу:
andimecaj.webs.com/poezishqipe.htm

RITA PETRO

 

                                                               

 

 

Rita Petro ka lindur në Tiranë më 13 mars 1962. Në vitet 1980 -1984 ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Më 1993 është specializuar në Universitetin e Athinës për filozofi dhe kulturë greke. Që prej vitit 1985 deri në vitin 2000 ka punuar redaktore në shtëpinë botuese të Librit Shkollor. Nga ajo kohë e deri më sot është angazhuar me përgatitjen dhe botimin e një varg tekstesh mbi letërsinë shqiptare dhe atë botërore që përdoren në shkolla në Shqipëri e Kosovë. Nga viti 2000 së bashku me Latif Ajrullain nga Maqedonia themeluan shtëpinë botuese ALBAS me seli në Tiranë, Tetovë e Prishtinë. Si poete Rita Petro ka botuar tri vëllime me poezi, të cilat janë vlerësuar mjaft nga kritika letrare. Vëllimin “Vargje të përfolura” e botoi në vitin 1993, “Shija e instiktit” në vitin 1998 dhe “Këtu poshtë këndohet live” në vitin 2002