Биография Лиды Лазай(на албанском языке). Фото поэтессы

LIDA LAZAJ

Bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve të rritur. Kaq shohin rrugët e qytetit. Unë veten e shoh herë si dru, herë si flutur, herë si lule me aromë kundërmonjëse prej femre e njeriu te ngacmuar së brendshmi. Jetoj e vdes sipas rrethanave.

Linda me lule kumbullat, u rrita me gjirin e nënës, me ujra dëbore, ajër të ngjeshur me ozon, me xixëllonja e jargavanë. Pasi mësova kodin e deshifrimit udhëtoj në vragë librash. Miqtë e mij janë Çehovi, Dostojevski, Remarku etj, etj, dhe poetët bashkëkohës. Prej magmës që më vlon përbrenda gjetën kraterin tre gjuhëza flake:

“Me zërin tënd”, poezi – 2005.

“Rruga për nesër”, haiku – 2007.

“Gishti i dheut të dhembshur”, poezi – 2008.

Dhe kohë pas kohe në periodikë letrarë e suplemente artistike me poezi, ese, tregime si dhe në antologji të ndryshme përmbledhëse të takimeve poetike  në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Kroaci ku kam marrë pjesë disa herë e ftuar

Ky cikël poetik i titulluar “Përsiatje vjeshte”  është pak prej kësaj vjeshte që u shtresëzua në shpirtin tim si palimpsest ndijimesh e përjetimesh pa fund.