Биография Эди Шукриу(на албанском языке). Фото поэтессы

Оригинал материала находится по адресу:
andimecaj.webs.com/poezishqipe.htm

EDI SHUKRIU
 

 

Edi Shukriu u lind në Prizren më 22 tetor 1950, është arkeologe, shkrimtare, politikane dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëron lëndët Arkeologjia (1979) dhe Historia e Kohës së Vjetër (1994). Kreu Fakultetin Filozofik – Dega e Arkeologjisë (1972) dhe magjistraturën në Universitetin e Beogradit (1979). Doktoroi në Universitetin e Prishtinës (1990). Ka botuar deri me tani gjashtë libra poetikë dhe pesë libra shkencorë-profesionalë si dhe tre drama. Në vitin 1990 është nderuar me çmimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për librin poetik: “Nënqielli”, Rilindja, Prishtinë. Është përfshirë në dhjetëra antologji shqiptare dhe në gjuhë të huaja. Është një zë i veçantë në poezinë bashkëkohore mbarëshqiptare. Autorja e dërgoi këtë cikël poetik posaçërisht për “Gazetën e Athinës”.