Стихотворения Лульйеты Лешанаку
ISHULLI
Jetojmë në një ishull
larg qyteteve me ligje dhe njerëz
ti dhe unë.
Dëgjojmë fëshfërimë
Përtej dritares ndodhet kallamishta
era fryn me gojën e saj pa dhëmbë
për të ndjellë baticat.
Në breg lidhur është një barkë
një barkë e harruar
që kalbet në shira.
Me sa duket
ne s’kemi ndërmend ta përdorim kurrë
për t’u kthyer.